Ministri i Shëndetësisë theksoi se është rritur numri i të hospitalizuarve që po mjekohen nëpër spitale.
“Vaksinimi në Maqedoni p zbatohet në të gjitha pikat vaksinale, në salla kryhet rivaksinimi, por interesim të madh ka edhe në vaksnimin në terren. Deri tani janë vaksinuar rreth 510.000 persona, ndërsa prej tyre 380.000 janë vaksinuar”, tha Filipçe.
Ai potencoi se 63 për qind e popullatës mbi 70 vjet është vaksinuar, 58% e të punësuarve nv arsim janë vaksinuar dhe rreth 60% e të punësuarve në çerdhe janë vaksinuar.
“Shpresojmë se deri në fund të verës do të kemi përqindje më të madhe të kuadrit arsimor dhe edukues në mënyrë që fëmijët në shtator të kthehen në shkollë”, tha Filipçe./Telegrafi/
The post Maqedoni, në arsim deri tani janë vaksinuar rreth 58% e të punësuarve dhe 60% në çerdhe appeared first on Telegrafi.