Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi u prit në një takim nga Përfaqësuesja e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro.
Gjatë këtij takimi znj. Krasniqi foli për vizionin që do të udhëheqë veprimtarinë e saj në krye të AMA-s. Duke u ndalur tek shtyllat kryesore, ajo vlerësoi mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen e gazetarëve, të drejtat e autorit, transpozimin e direktivës AVMS 2018/1808 të BE-së dhe çështje të tjera në hapësirën mediatike të cilat kërkojnë vëmendje.
Krasniqi dhe Ribeiro diskutuan mbi vijimin e bashkëpunimit, për të cilin kreu i RFoM priti me kënaqësi ftesën për të qenë në Tiranë në zyrat e AMA-s dhe kudo ku kërkohet kontributi i institucionit që ajo drejton.
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive u shoqërua në këtë takim nga Kreu i Misionit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Vienë, Ambasador Igli Hasani.