Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov tha se zjarri i cili për disa ditë është aktiv në malet e Osogovës mbi qytetin e Koçanit ende nuk është lokalizuar, por është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për shtëpitë.
Në mal ka zjarr, ndërsa krahas temperaturave të larta, gjendja përkeqësohet edhe nga ajri.
Angellov tha se në terren ka 400 persona, përkatësisht krahas zjarrfikëseve nga Koçani, Vinica, Shtipi dhe Makedonska Kamenica, zjarrin e shuajnë edhe persona të punësuar në vetëqeverisjet lokale të trajnuar për këto situata./Telegrafi/
The post Angellov: Zjarri në Koçani është nën kontroll, e shuajnë 400 persona dhe helikopteri i armatës appeared first on Telegrafi.
Advertisement