
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Forumit Ekonomik që do të mbahet të enjten.
Së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ata do të nënshkruajnë dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente.
Advertisement
Tre liderët e Ballkanit Perëndimor janë fotografuar teksa bënin një shëtitje në rrugët e Shkupit drejt qendrës së qytetit.
Gjatë ecjes, ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.
Advertisement