Tridhjetë e gjashtë shkollave fillore dhe 13 të mesme nën juridiksionin e komunave dhe Qytetit të Shkupit u janë aprovuar kërkesat për thirrjen publike për financimin e projekteve për rinovimin e objekteve shkollore nga Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila në ueb faqen e saj e publikoi rang-listën e projekteve nga aplikacionet e pranuara të paraqitura deri më 15 prill të vitit 2021.
Në renditjen e shkollave fillore komunale, me më shumë pikë u pranua aplikimi për rindërtimin e Shkollës fillore rajonale në fshatin Radibush në komunën e Rankovcës, ndërsa në mesin e 13 shkollave të mesme, me më shumë pikë u pranua kërkesa për rindërtimin dhe përshtatjen e objektit të SHMK “Riste Ristevski-Riçko”, në Prilep.
Sipas rezultateve të thirrjes publike të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, paratë nga Ministria do të përdoren për të financuar aktivitete të ndryshme rindërtuese në shkollat në vendbanimet që u përkasin komunave: Krushevë, Kumanovë, Novac, Vallandovë, Shën Nikollë, Mavrovë dhe Rostushëe, Kavadar, Saraj, Berovë, Radovish, Gjevgjeli, në shkollat fillore në komunat e Resnjës, Kavadarit, Manastirit, Makedonska Kamenicës, Ilindenit, Koçanit, Dellçevës, Prilepit, Kumanovës, Gostivarit dhe në komunat e Shkupit, Kisella Vodë, Gjorqe Petrov, Butel dhe Aerodrom.
Janë miratuar edhe kërkesat për rindërtimin e shkollave të mesme në Kavadar, Gostivar, Kumanovë, Shën Nikollë, Kërçovë, Dellçevë dhe Shkup (gjimnazo “Orce Nikollov”).
Thirrja publike është shpallur me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe cilësisë së arsimit, ndërsa fondet për këtë qëllim do të sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përmes një procedure të furnizimit publik të zbatuar nga Ministria.
Thirrja publike nuk i referohet financimit të projekteve në rast nevoje për rehabilitimin e objekteve shkollore të shkaktuara nga forca madhore (zjarri, përmbytja, tërmeti…), i cili kërkon rehabilitim të menjëhershëm dhe të paanulueshëm. Gjithashtu, të drejtë aplikimi nuk kanë objektet shkollore të ndërtuara në dhjetë vitet e fundit.
Thirrja publike është e hapur, pa afat për dorëzimin e aplikacioneve (kërkesave) dhe është i publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës http://www.mon.gov.mk, ndërsa vlerësimi dhe renditja e aplikacioneve të pranuara, sipas Thirrjes, do të kryhet disa herë në vit.
The post Maqedoni, është formuar lista e 36 shkollave fillore dhe 13 të mesme që do të rindërtohen me buxhetin e MASH-it appeared first on Telegrafi.