Vaksinimi i detyrueshëm për disa kategori ka zemëruar grekët. Një grup qytetarësh janë ngritur në protestë duke zhvilluar mbrëmjen e sotme një tubim përpara parlamentit të vendit fqinj në Athinë.
Protesta fillimisht nisi e qetë, por më pas degjeneroi në përdorimin e molotovit kundër efektivëve të policisë.
Policia ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën dhe gjithçka është mbyllur pa të lënduar.
Advertisement
Përballë frikës nga varianti “Delta” dhe të papriturave që mund të ndodhin në vjeshtë, qeveria greke vendosi që vaksina të jetë e detyrueshme për disa kategori dhe një gjë e tillë zemëroi një pjesë të qytetarëve.