Syrija Rashidi, deputeti i ASH-sē godet ashpēr Ramis Merkon, kryetarin e Komunës së Strugës ku thotë se Merko përballet me 14 padi penale për keqpërdorim zyrtar ku në esencë kanë paranë shkruan Struga Eskpres.
“14 padi penale për Kryetarin e Komunës së Strugës.
Të mos e mashtrojmë veten, janë 14 padi penale për BDI-në e Strugës.
Që të gjitha për keqpërdorim zyrtar, por që në esencë e kanë paranë. Jo paranë e “drzhavës”, si parapëlqejnë të thonë disa, por paranë time, paranë tënde, paranë tuaj dhe të gjithëve që e lexojnë ose nuk e lexojnë këtë postim.
Njohësit e rrethanave në komunë thonë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. E vërteta është edhe më e tmerrshme sa që nuk e kap dot imagjinata jonë.
Më e tmerrshme se kjo është se sa të kapura i kemi gjykatat dhe prokuroritë.
Kemi edhe prokurori për korrupcion të lartë dhe krim të organizuar.
Krimi quhet i organizuar kur bashkëjeton me politikën dhe me drejtësinë.”, përfundon Syrija Rashidi.(Struga Ekspres)
The post Syrija Rashidi: 14 padi penale për Kryetarin e Komunës së Strugës.Politika i ka kapur gjykatat dhe prokuroritë appeared first on Struga Ekspres.