Parakalim kuqezi në Tokio/ Gega e Calja udhëheqin ekipin në Lojërat Olimpike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parakalim kuqezi në Tokio/ Gega e Calja udhëheqin ekipin në Lojërat Olimpike

Flaka olimpike ia doli të mbërrijë në Tokio, edhe pse ngjarja më e madhe sportive ndërkombëtare u vu sërish në pikëpyetje për shkak të pandemisë. Me një vit vonesë dhe në kushte aspak të zakonta, më shumë se 11,300 sportistë nga 207 kombe do të munden të garojnë gjatë dy javëve të ardhëshme.

 

Atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Briken Calja, të dy të kualifikuar me pikë, ishin kapitenët që drejtuan hyrjen e ekipit në ceremoninë hapëse që u mbajt sot në stadiumin olimpik në kryeqytetin japonez. Shqipëria do të përfaqësohet në olimpiadë nga 9 sportistë të cilët do të garojnë në 6 disiplina, peshëngritje, atletikë, xhudo, not, qitje dhe gjimnastikë.

 

Advertisement

Ceremonia spektakolare këtë vit është ndjekur online pasi në stadium nuk janë lejuar të marrin pjesë më shumë se 1000 persona, për shkak të masave në kuadër të pandemisë COVID-19. Disa prej atletëve pjesëmarrës iu shua ëndrra pa nisur ende gara, pasi rezultuan pozitiv në testin e koronavirusit, duke u detyruar të tërhiqen.

 

Zonja e parë e SHBA, Jill Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin ndër të paktët zyrtarë të ftuar, për të ndjekur live nisjen zyrtare të lojërave olimpike.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy