Komisioni për Antikorrupsion kërkon që kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko të përgjigjet penalisht për sjellje të pahijshme financiare të konfirmuar në hetimin e tyre, por edhe nga auditorët e shtetit.
Përgjegjësia penale gjithashtu kërkohet edhe nga kryetari i Gjykatës Penale në Strugë i cili personalisht lejoi që buxheti i Komunës të arrinte në 50 milion denarë, edhe pse ishte një nga komunat me më shumë borxhe.
Prokurim i dyshimtë publik, shpenzime iracionale dhe sigurisht prokurimi i veturës luksoze “Audi A6” prej 70 mijë eurosh për automjet zyrtarë.
Antikorrupsioni paraqiti një iniciativë që përfundoi në Prokurorinë e Krimit të Organizuar nga Prokuroria e Shkupit përmes Prokurorisë së Strugës, ku një tjetër para-hetim po zhvillohet për shitjen e paligjshme të ndërtesave./Telegrafi/
The post Komisioni për Antikorruspion kërkon që Merko të përgjigjet penalisht appeared first on Telegrafi.