Kryeministrja serbe shkon në SHBA, por se pret askush

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministrja serbe shkon në SHBA, por se pret askush

Nga Enver Robelli

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq shkon për vizitë në Amerikë.

Por nuk do të ketë asnjë takim me asnjë zyrtar amerikan të nivelit të lartë, asnjë senator, asnjë anëtar të ekzekutivit.

Kur pala serbe dhe ajo kosovare më 4 shtator 2020 nënshkruan në Washington atë letrën e Grenellit dhe Trumpit për t’i dhënë fund “konfliktit 400 a 500 vjeçar mes disa myslimanëve dhe të krishterëve”, krerëve të delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës iu dorëzua solemnisht “Çelësi i Shtëpisë së Bardhë”.

Advertisement

Tash Ana B. shkon në Amerikë, por çelësi s’po kryen punë.

Në Shtëpinë e Bardhë tash tjetërkush është zot shtëpie.

Mediat serioze serbe kanë bërë një krahasim: më i lartë është niveli i pritjes së gjeneralit kosovar Rrahman Rama në Amerikë se i Ana B. Jebiga!

Kur Joe Bideni ishte për vizitë në Beograd, më 2016, pati dalë në pazar dhe i bleu një palë opinga serbe.

Advertisement

Kur deshi të paguajë, ndërhyri Vuçiqi: “Jo, jo, unë paguaj”.

As opingat për Bidenin, as çelësi i Trumpit s’po bëjnë aq punë.

Pse? Sepse retorika e bandës së Vuçiqit i është kthyer viteve 90-të.

E duan një “srpski svet” (botë serbe) me Vuçiqin president.

Advertisement

Ku e morën inspirimin? Natyrisht në Rusi: edhe Kremlini propagandon idenë e “ruski mir” (bota ruse).

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy