Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka prezantuar 40 maturantët me rezultatet më të larta në provimet e Maturës Shtetërore 2021.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shprehet se është krenare për punën e përkushtimin e tyre dhe i uron shumë suksese në në çdo hap të tyrin në të ardhmen.
Advertisement
“Ju prezantoj me 40 maturantët me rezultatet më të larta në provimet e Maturës Shtetërore 2021! Krenare për punën, përkushtimin dhe vullnetin e tyre për t’ia dalë me shumë sukses çdo sfide. Besimplotë për të ardhmen tuaj, ju uroj shumë suksese në çdo hap!”