Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor në Tiranë, Mariglen Qato.
Ai akuzohet për shpërdorimim të detyrës kryer në bashkëpunim, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar masë sigurie arrest me burg.
Advertisement
Po ashtu, e njëjta masë sigurie është vendosur edhe ndaj inspektorëve të IMT, Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani.
Kujtojmë se Qato u kallëzua penalisht në Prokurorinë e Tiranës në maj të vitit të kaluar nga disa familje në zonën e Kombinatit, të cilët ankoheshin se po iu merrej prona në rrugë antiligjore.
Advertisement