Me 83 vota “për” dhe asnjë kundër, deputetët sot miratuan ndryshimet ligjore me të cilat bëhet zvogëlimi i TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5 për qind.
Edhe pse Qeveria planifikoi uljen e TVSH-së ta fillojë nga 1 korriku në mënyrë që amortizohet rritja e çmimit të energjisë elektrike për 12.3, deri në publikimin e ndryshimeve në Gazetë Zyrtare, qytetarëve do t’u faturohet rryma elektrike me 18 për qind.
Kjo do të thotë se për muajin korrik, qytetarët do të paguajnë fatura më të shtrenjta për shkak këtu përfshihet edhe shtrenjtimi edhe TVSH-ja prej 18 për qind.
Ndryshe, ulja e TVSH-së do të zgjasë vetëm 1 vjet dhe do të vlejë vetëm për amviseritë./Telegrafi/
The post Maqedoni, miratohet zvogëlimi i TVSH-së për rrymën elektrike nga 18 në 5 për qind appeared first on Telegrafi.