Apasiev kërkon që mos t’i dorëzohen materiale në gjuhën shqipe, Talat Xhaferi i replikon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti dhe kryetari i “E majta”, Dimitar Apasiev në seancën e sotme kuvendare i tha kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi se do t’i kthejë materialet nëse sërish do t’i dorëzohen në dy gjuhë. Ai thotë se kjo është kundër Kushtetutës dhe kundër Rregullores.

“Ne si parti këto materiale nga sot do t’i kthejmë. Këtë në gjuhë shqipe nuk e kuptoj. Kërkoj në të ardhmen t’u thoni shërbimeve në Kuvend se unë nuk jam deputet i cili flet ndryshe nga gjuha maqedonase. Kërkoj që materialet t’i mi dorëzoheni vetëm në gjuhën maqedonase”, tha Apasiev.

Xhaferi i replikoi duke thënë se ai është një shekull vonë sa i përket kuptimit.

“Nuk kam çfarë të shtoj në raport me procedurën. Në vitin 1996 kishte 11 vite dhe vonë ke ardhur në këtë moshë. Për fat të mirë, ne jemi në shekullin e 21-të dhe veprimi yt tregon se je një shekull mbrapa sa i përket perceptimit dhe kuptimit”,. tha Xhaferi./Telegrafi/

Advertisement

The post Apasiev kërkon që mos t’i dorëzohen materiale në gjuhën shqipe, Talat Xhaferi i replikon appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy