Protesta në Athinë kundër vaksinës me detyrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më shumë se 5,000 qytetarë protestuan para parlamentit në Athinë kundër vendimit të qeverisë për vaksinim të detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë dhe të azileve.

Duke kënduar himnin kombëtar dhe duke valëvitur flamujt grekë, protestuesit marshuan me pankarta në duar ku shkruheshin: “Jo vaksinimeve të detyrueshme” dhe “Ne i themi jo helmit të vaksinave“. Klerikët fetarë u bashkuan me këto tubime duke tundur kryqe.

Çdo person ka të drejtë të zgjedhë. Ne zgjedhim, asnjë qeveri nuk mund të zgjedhë për ne“, tha Faidon Vovolis, një kardiolog dhe drejtues i lëvizjes që u bë nismëtare e kësaj proteste e cila thirri protestën.

Një protestë e ngjashme u zhvillua edhe në qytetin verior të Selanikut.

Advertisement

Të hënën, qeveria urdhëroi vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe stafit të shtëpive të të moshuarve pas rritjes së infektimeve të reja me COVID-19 në mes të sezonit të turizmit.

Madje për ata që nuk do t’i binden këtij vendimi ka edhe ndëshkim me pushim nga puna.

Po ashtu në Greqi, sipas vendimit të ri klientët tani mund të hyjnë në restorante, teatro e bare vetëm të vaksinuar.

Deri më tani rreth 41% e grekëve janë vaksinuar plotësisht.

Advertisement

Greqia ka parë një rritje të menjëhershme të infeksioneve në javën e fundit, me 3,109 raste të reja COVID-19 të martën, një nivel që nuk është parë që nga fillimi i Prillit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy