Sot në Kuvendin e Maqedonisë mbahet seanca për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligji për uljen e TVSh-së së energjisë elektrike është në rend të ditës së seancës së 45-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo seancë pritet të zhvillohet sot, me fillim prej orës 13:00, njoftuan dje nga Kuvendi.

Me këtë ligj, pritet që të ulet TVSh-ja për 18% për amvisëritë. I njëjti duhej të hynte në fuqi më 1 korrik, po është shtyrë për shkak të debateve në komisionet kuvendore.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi ditë më parë deklaroi se hyrja në fuqi e uljes së TVSh-së është çështje ditësh apo javësh.

Advertisement

The post Sot në Kuvendin e Maqedonisë mbahet seanca për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy