Dragan Markoviç, kreu i partisë Serbia e Bashkuar dhe një partner i koalicionit Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të mos kalojnë pushimet e verës në Shqipëri.
Ai deklaroi se është e pakuptueshme sesi serbët mund të pushojnë në vendin që “nxiti gjithçka që kosovarët u bënë serbëve”.
Advertisement
“Unë nuk mund ta kuptoj dikë që thotë ‘Kalova një kohë të këndshme në Shqipëri.’ Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarjet e fundit në Kosovë u kryen krime të tmerrshme kundër serbëve. Të gjithë serbët u dëbuan falë Shqipërisë”, tha ai.
Advertisement