Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte te qendrueshme atmosferike, nen prezencen e vlerave normale te presionit dhe masave ajrore te nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët ne pjesen me te madhe te territorit dhe me alternime vranësirash në relievet malore lindore ne mesdite.
Advertisement
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati juglindjes-jugperendimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen me rritje të lehtë në te dyja vlerat, duke shenuar vlera nga 18 grade celcius në mëngjes deri në 39 grade celcius në vlerat e mesditës.
Rajoni i Ballkanit parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.