Pas Greqisë, edhe Franca vendosi vaksinim të detyrueshëm kundër koronavirusit te personeli shëndëtësor. Presidenti Emmanuel Macron bëri të ditur se ky vendim do të përfshijë punonjësit që janë në kontakt me pacientë apo me të moshuar dhe, n1%se refuzojnë të imunizohen, do të ndëshkohen me një masë administrative.
EMMANUEL MACRON
PRESIDENT I FRANCËS
Advertisement“Kur shkenca na ofron mjetet për të mbrojtur veten, ne duhet t’i përdorim ato me besim. Masat duhet të zbatohet nga stafi spitalor, klinika, shtëpi pleqsh, institucione për personat me aftësi të kufizuara, për të gjithë profesionistët ose vullnetarët që janë në kontakt me të moshuarit. Të gjitha këto grupe duhet të vaksinohen deri më 15 shtator. Nga 15 shtatori e tutje, do të vendosen masa administrative.”
Francezët mbi moshën 12 vjeç do të duhet të jenë të vaksinuar ose të paraqesin një test të negativizuar për të vizituar teatrot, kinematë apo për të ndjekur një festival.
“Vaksinimi nuk është menjëherë i detyrueshëm për të gjithë. Por duke u bazuar në vlerësimin e situatës, ne do te zbatojmë përdorimin e certifikatës shëndetësore në aktivitete për të vaksinuar sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.”
Projektligji për vaksinimin e detyrueshëm pritet të votohet në parlament në 21 korrik.