Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri ka probleme me drejtësinë për shkak të një tenderi për blerjen e druve të zjarrit me fond limit 9.268.000 lekë.
“Nga hetimi, rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike””, njoftoi SPAK.
Eduart Kapri dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Pogradec pritet të gjykohen nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”, në bashkëpunim.