Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet dhe zyrtarizimin e kandidatëve me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.
Në prag të zgjedhjeve, Telegrafi Maqedoni ka nisur një sondazh, në lidhje me kryetarët aktual të komunave më të mëdha në vend, nëpërmjet të cilit synohet matja e besimit të qytetarëve tek udhëheqësit e tyre të pushtetit lokal.
Kërkojmë mendimin tuaj për kryetarin e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili. Ai është zgjedhur në krye të komunës në zgjedhjet e vitit 2016, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
Prej vitit 2006 është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, ku edhe momentalisht është bartës i disa detyrave. Nga viti 2006 deri nё vitin 2008 u emёrua “Kryetar i Bordit ekzekutiv” nё Fondin Shёndetësor, anёtar aktiv i Dhomёs sё Farmacistёve dhe grupeve punuese nga 2015, dhe sё fundmi pjesё e stafit tё Arben Taravarit.
Faleminderit për votimin.
The post Sondazh: A e meriton edhe një mandat kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili? appeared first on Telegrafi.