Më në fund vjen edhe trofeu që i mungonte në karrierën e tij të lavdishme.
Leo Messi fitoi si kapiten me Argjentinen, Kupen e Amerikes, nje trofe të cilit i ishte afruar tre here si finalist, por nuk kishte arritur ta ngrinte.
Argjentina këtë herë mundi 1 me 0 me mitikun “Maracana”, rivalin historik Brazilin. Mjaftoi per suksesin e madh një gol shume i bukur i shënuar nga Di Maria ne minuten e 21.
Ndeshja sikurse tradicionalisht ishte shume e luftuar, me mjaft kartona te verdhe dhe tension. Brazili u perpoq maksimalisht për të barazuar mirëpo, mbrojtja e Argjentines dhe portieri Martinez ishin një fortese e vërtetë.
Në fund lot gëzimi tek Leo Messi i cili ne moshen 34 vjeç fiton trofeun e pare të madh me kombetaren, një mallkim që e mundonte jo pak, njerin prej me të mirëve të historisë!