Turisti bullgar dëmtohet te shkëmbinjtë, shpëtohet nga policia dhe alpinistët kosovarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turisti bullgar dëmtohet te shkëmbinjtë, shpëtohet nga policia dhe alpinistët kosovarë

Një turist 46-vjeçar nga Bullgaria, duke eksploruar zonën e Lekbibaj, u dëmtua duke ecur mbi disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.

 

46-vjeçari njoftoi në ambasadë dhe kërkoi ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra.

 

Advertisement

Policia u ndihmua edhe nga disa alpinistë nga Kosova për të gjetur dhe ndihmuar turistin. Ai u gjet pas disa orë kërkimesh dhe u transportua rreth 10 kilometra në krahë, deri në vendin ku ishte bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj.

 

Më pas turisti u transportua me helikopter në spitalin e Tropojës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy