Nga kjo e shtunë, vaksinat do t’ju vijnë në shtëpi.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili tha se njësitë lëvizëse tashmë janë në “aksion”, për t’i dhënë mundësinë çdo qytetari të vaksinohet kundër COVID-19.
“Prej sot vaksina ju vjen në shtëpi me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit #ShqipëriaBuzëqesh
#SkaKohëPërPushim”
Kurse ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se vaksinimi në komunitet filloi nga Paskuqani.
“Punë fantastike e ekipit të qendrës shëndetësore #Paskuqan dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, me vaksinimin derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga #Covid19. Nisëm sot vaksinimin me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit”, shkruan Manastirliu.