Një ditë pas kritikave të kryeministrit Edi Rama drejtuar drejtuesve të rinj të Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit në Sarandë, Syrja Bello.
Në takimin me përfaqësues të policisë, kreu i qeverisë solli në vëmendje plagosjen në një lokal nate në Sarandë, pronari i të cilit kishte shkelur orën policore, duke e përdorur si shembull për të ilustruar korrupsionin mes disa drejtuesve policie dhe pronarëve të lokaleve.
Advertisement
Për përplasjen në Sarandë, Rama tha se duhet të ishte shkarkuar gjithë kupola e policisë në Sarandë dhe të ndiqeshin penalisht.
Me tone të ashpra, Rama tha se shkelësit e ligjit janë kthyer në tutorë të uniformave blu dhe “tërheqin për hunde” shefa komisariatesh.
Advertisement