FNSH zbarkoi këtë të martë në Lushnje, ku vendosi në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 bashkëpunëtorë të tij, pasi akuzohen si të përfshirë në një tender abuziv.
SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për kryebashkiakun Fatos Tushe, Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nezha dhe Blerta Turku.
Advertisement
Ndërsa për Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andri Musho dhe Ani Simoni, Gjykata vendosi “arrest shtëpie”.
Ata akuzohen për veprat penale: “Korrupsion masiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve”.
Advertisement