Kryebashkiaku i Pogradecit: Edhe pse në pandemi, vjet shënuam rekord turistësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryebashkiaku i Pogradecit: Edhe pse në pandemi, vjet shënuam rekord turistësh

Në emisionin “Quo Vadis”, kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli tregoi se çfarë mund të ofrojë qyteti liqenor për pushuesit shqiptarë, si dhe turistët e huaj.

 

Duke theksuar faktin se Pogradeci mund të shfrytëzohet 12 muajt e vitit, e jo vetëm gjatë sezonit veror, Xhakolli vlerëson se ky vit turistik mund të japë rezultate pozitive.

 

Advertisement

Sa iu përket kostove, kryebashkiaku tha se çmimet mund të përballohen fare mirë nga familjet shqiptare.

 

“Për shkak të pandemisë, vjet kaluam një sezon të vështirë, megjithëse fundi i gushtit kaloi mire për të gjithë ata operatorë që merren me turizmin. Sivjet, po përgatitemi për të bërë një sezon të mbarë. Kemi bërë disa punë paraprake për ta arritur këtë. Çmimet ketu mbeten të përballueshme nga çdo familje…Sezonin e kemi çelur që në 6 qershor.”

 

Advertisement

I pyetur për pritshmëritë, ai shtoi: “Kemi një turizëm, por edhe bujqësi të zhvilluar…Do të kemi një sezon shumë të mirë, ndoshta më të mire se në 2019. Shenjat e para kanë filluar që tani. Bizneset janë të mbushura plot. Temperaturat kanë ndikuar në ardhjen e turistëve vendas.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy