Hyn sot në fuqi ligji/ Si ndryshon afati për dëmshpërblim në rast aksidentesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hyn sot në fuqi ligji/ Si ndryshon afati për dëmshpërblim në rast aksidentesh

Këtë të enjte ka hyrë në fuqi ligji “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”. Ky ligj parashikon shkurtimin e afatit të pagesës së dëmeve, uljen e kostove për të siguruarit dhe uljen e shpenzimeve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit.

 

Kjo bëhet me anë të nënshkrimit të “Raportit Evropian të Aksidenteve” për dëmet me vlerë deri në 30,000 lekë.

 

Advertisement

“Përmes plotësimit dhe nënshkrimit të formularit të posaçëm (Raporti Evropian i Aksidenteve), i cili do t’i dorëzohet të siguruarit nga shoqëria e sigurimit në momentin kur ai blen policën e sigurimit, drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident bien dakord për zgjidhjen me mirëkuptim të ngjarjes. Ky raport i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve nënkupton që aksidenti ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular. Raporti i plotësuar dhe i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident i bashkangjitet kërkesës për dëmshpërblim, e cila sipas ndryshimeve ligjore tashmë nuk do të trajtohet brenda 30 ditëve nga shoqëria, por për 14 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së dokumentacionit”, thuhet në ligj.

 

Po ashtu, në projektligj parashikohet që afatet për trajtimin dhe pagesën e dëmshpërblimit të jenë:

  • 90 ditë për dëme ndaj personit;
  • 30 ditë për dëme ndaj pronës; si dhe
  • 14 ditë për dëme ndaj pronës me vlerë deri në 100,000 lekë.

 

Advertisement

“Gjithashtu saktësohen afatet, duke përcaktuar se data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim është data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues. Në rastin kur kërkesa e paraqitur nuk është e plotë, është parashikuar detyrimi i shoqërisë për t’ju drejtuar me shkrim konsumatorit, për plotësimin e dokumentacionit, brenda 8 ditëve pas pranimit të kërkesës. Ligji parashikon edhe afatin për kryerjen e pagesës së dëmit nga shoqëria e sigurimit, qëështë brenda 14 ditëve, pasi ka përfunduar trajtimi i kërkesës”, përcaktohet më tej në ligjin e ndryshuar.

 

Masa e dëmshpërblimit ndryshon në mënyrë graduale, duke filluar nga 1 janari 2022 deri në datë 31 dhjetor 2026. Në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit parashikohet një rritje me 50% të limitit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës, (nga 10 në 15 milionë lekë), të rreth 85% të mjeteve motorike. Gjithashtu parashikohet një rritje me 33% të limitit të përgjegjësisë për dëmet ndaj pronës për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot (nga 15 në 20 milionë lekë).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy