
Operacioni “Bregdeti ynë” u shtri edhe në plazhin e Semanit dhe Darzezës, ku u liruan 13 parcela bregdetare të zaptuara ilegalisht me shezlongë e çadra.
Policia njoftoi për 779 shezlongë dhe 398 çadra të hequr.
Advertisement
Po ashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Fier proceduan penalisht 13 administratorë lokalesh, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Advertisement