ASH-AAA: Kaos në pikën e vaksinimit në Tetovë, dështim i institucioneve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komunën e Tetovës për organizim të dobët të procesit të vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19.

Nga ASH dhe AAA thonë se Komuna e Tetovës dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë dështuar edhe në organizimin e vaksinimit, ashtu siç fillimisht dështuan në menaxhimin e pandemisë në përgjithësi.

“Sot, në Pikën e vaksinimit në Tetovë, qytetarët janë përballur me një situatë kaotike, tollovi, kolona të gjata të pritjes dhe nervozizëm. Të gjithë ata që sot shkuan për tu vaksinuar kundër virusit COVID-19, u rrezikuan nga infektimi dhe nga pritjet e gjatë në temperatura të larta”.

“Pyesim kompetentët se si ka ndodhur që qytetarëve tu jepen termine për vaksinim, për ditët kur e kanë ditur se nuk ka vaksina dhe në fund i sollën të gjithë qytetarët e grumbulluat brenda një jave, në të njëjtën ditë. E dimë se Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi, do të tentojnë t’i ikin përgjegjësisë, duke hedhur përgjegjësinë te sistemi shëndetësor”.

Advertisement

“Por, të gjithë jemi dëshmitarë se si vetë Arifi ishte ajo e cila, që nga dita e parë, në çdo dy ditë shkonte për tu fotografuar dhe për të marrë para kohe meritat për një proces ende pa filluar mirë”, thuhet në reagimin e ASH-AAA./Telegrafi/

The post ASH-AAA: Kaos në pikën e vaksinimit në Tetovë, dështim i institucioneve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy