Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Parlamentit Evriopian David Sasoli po merr pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenave – Parlamenti Evropian-Ballkani Perëndimor që mbahet në Bruksel.
Mes tjerash kryeparlamentari theksoi se ndonëse Maqedonia e Veriut dekadën e fundit është përballur me periudhë të vështirë, brenda dhe ndërkombëtarisht, dhe ka bërë reforma të shumta, prapëseprapë ka ngecur në hapjen e negociatave, e kjo për çështje dypalëshe me Bullgarisë, e të cilat sipas Xhaferit këto gjëra nuk duhet të prekin procesin e anëtarësimit në BE.
““Fatkeqësisht në vend të negociatave ne kemi ngecur për shkak të disa çështjeve bilaterale. Marrëveshja kornizë me Republikën e Bullgarisë ofron kornizë të mirë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ne dëshirojmë që të tejkalojmë çdo çështje. Do të doja të nënvizoja se gjëra të këtilla nuk duhet të prekin hapjen e negociatave për anëtarësim”.
“Nëse ne perceptohemi si rajon që prodhon më shumë histori se sa mund të prodhojë, nuk duam që ajo histori të prekë historinë e gjeneratës së ardhshme, që është e bazuar në zhvillim, më shumë vende pune, inovacion teknologjik”, deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi.
The post Xhaferi në Parlamentin Evropian: Çështjet bilaterale nuk duhet të pengojnë hapjen e negociatave appeared first on Telegrafi.