“Balan Barometer”: 72 për qind e qytetarëve të Maqedonisë nuk besojnë se ligjet vlejnë për të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas hulumtimit të “Balkan Barometer” që e zbatoi Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, 72 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk besojnë plotësisht ose pjesërisht se shteti i së drejtës dhe ligjet zbatohen njëlloj për secilin në shtet.

Në pyetjen nëse mendoni se ligjet zbatohen për të gjithë në mënyrë të barabartë, 45 për qind e qytetarëve pajtohen plotësisht me konstatimin, 27 për qind shprehen nuk janë dakord. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ku po zbatohet hulumtimi, vetëm Bosnja dhe Hercegovina është më keq. Atje 76 për qind e qytetarëve nuk besojnë se ligjet vlejnë për të gjithë.

Një pjesë e madhe e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor theksojnë korrupsionin si problemin më të madh, ndërsa si më të korruptuarat janë partitë politike (78%), gjyqësia (46%), dogana (75%), shërbime mjekësore (75%) dhe parlamentet (71%).

Në Maqedoninë e Veriut më e korruptuar ndodhet gjyqësia me 81.1 për qind, që është më pak në krahasim me vitin 2019, kur sipas hulumtimit të atëhershëm ka qenë 89 për qind. Hulumtimi për perceptimin e institucioneve të pavarura nga ndikimi politik, tregon se 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se gjyqësia është nën ndikimin politik plotësisht ose pjesërisht, që është për 20% më shumë se gjatë vitit 2019 kur ka qenë me vetëm 50%.

Advertisement

Sa i përket besimit në procesin e anëtarësimit në BE, në Ballkan është rritur për 62% në krahasim me 59% të vitit 2019, ndërsa në Maqedoni besimi është 53%. Sa i përket bashkëpunimit rajonal, 77% e të anketuarve nga Ballkani Perëndimor besojnë se një bashkëpunim i tillë mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemave politike, ekonomike dhe çështjet e sigurisë. Në Maqedoni kjo mbështetje për bashkëpunim rajonal është 72%.

Këto janë disa nga të dhënat e Barometrit të shtatë të Ballkanit që sot u publikua në prezantim online në Tiranë. Barometri i Ballkani zbatohet çdo vit ndaj 6.000 të anketuarve në 6 vende të Ballkanit Perëndimor, ndërsa hulumtimi është zbatuar nga dhjetori i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021./Telegrafi/

The post “Balan Barometer”: 72 për qind e qytetarëve të Maqedonisë nuk besojnë se ligjet vlejnë për të gjithë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy