Motoçiklistët në Maqedoni vazhdojnë të jenë grupi më i rrezikuar në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion thonë se sipas statistikave, motoçiklistët vazhdojnë të jenë grupi më i rrezikuar në komunikacion.

“Statistika për motoçiklistët që përfshihen në aksidente rrugore është shqetësuese. Sipas të dhënave, vjet kanë humbur jetën 125 persona në aksidente, ndërsa 18 prej tyre janë motoçiklistë”, thonë nga KRSK.

Ata shtojnë se me lëndime të rënda trupore vitin e kaluar kanë përfunduar gjithsej 158 motoçiklistë.

“Gjendja me sigurinë e motoçiklistëve në komunikacion është shqetësuese nëse merret parasysh fakti se në Maqedoni ata përbëjnë rreth 2% të numrit të pjesëmarrësve në komunikacion, ndërsa në vitin 2020, rreth 15 nga numri i përgjithshëm i të vdekurve janë motoçiklistë. Duhet të potencohet se krahas kufizimeve ligjore, për shkak të kushteve të motit, motoçiklistët në komunikacion janë aktiv vetëm gjashtë muaj”, thuhet në njoftimin e KRSK.

Advertisement

Motoçiklistët, sipas KRSK, më së shpeshti aksidentohen dhe mbesin viktima nga tejkalimi i shpejtësi dhe mospërdorimi i pajisjeve mbrojtëse dhe helmetës mbrojtëse.

“KRSK këshillon motoçiklistët që të mbajnë helmetë mbrojtëse, jelek reflektues dhe pajisje të tjera mbrojtëse, të ulin shpejtësinë, të përdorin sinjalet, të mbajnë distancë, të për përdoren në mënyrë të rregullt frenat, t’i shmangni ‘algat e vdekura’, të mos vozitni në gjendje të dehur, të jeni të koncentruar dhe të kujdeseni dhe mos vozitni kur jeni të lodhur dhe bëni më pauza të shpeshta”, thuhet në këshillin e KRSK./Telegrafi/

The post Motoçiklistët në Maqedoni vazhdojnë të jenë grupi më i rrezikuar në komunikacion appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy