Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, Zaev në vjet do të merr me nga 54 milion euro nga xhepi i popullit dhe nga firmat”.
“Rritja e çmimeve të naftës me të ashtuquajturën taksë të gjelbër, do të ndikojë edhe te rritja e çmimeve te prodhimet”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, mbi 100 mijë bujq që preken me rritjen e çmimit të naftës dhe ata do të kenë më shumë shpenzime në prodhim.
“Populli dhe ekonomia përmes taksës së gjelbër do ta paguajnë vjedhjen e Qeverisë gjatë këtyre viteve. Furnizimet publike para kohe dhe ryshfeti zgjedhor e boshatisën buxhetin dhe për këtë shkak Zaev e morri borxh prej 2.4 miliardë denarë, dhe çdo familje mesatarisht ka borxh me 4.800 euro”, thuhet në njoftimin e partisë më të madhe opozitare maqedonase./Telegrafi/
The post OBRM-PPDUKM: Me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, Zaev do të merr nga 54 milionë euro nga qytetarët dhe firmat appeared first on Telegrafi.