Filipçe: Përgatiten protokolle që nxënësit në shtator të kthehen në shkollë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri Venko Filipçe njoftoi sot se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Komisionin për Sëmundje Infektive janë duke përgatitur protokollet për kthimin e nxënësve në bankat shkollore dhe fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike.

“Mendoj se po, protokollet përfshijnë kujdes, mbajtjen e distancës, ajrosjen e klasave, mospërzierjen e grupeve dhe kjo është një përvojë e dëshmuar edhe në vendet tjera. Dhe këto janë protokollet, do të jetë ashtu siç është gjithkund nëpër botë”, deklaroi Venko Filipçe.

Ndërkohë, sipas tij ndarja e dëftesave nuk lidhet me gjendjen epidemiologjike në vend.

“Tani është koha e mirë dhe dëftesat mund të ndahen edhe në oborret e shkollës. Gjithçka që mund të organizohet në ambient të hapur në oborret e shkollës mund të organizohet”, tha Filipçe.

Advertisement

The post Filipçe: Përgatiten protokolle që nxënësit në shtator të kthehen në shkollë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy