Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv. Kryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, u takua me Anne Linde, Ministrin e Jashtëm Suedez dhe vend udhëheqës aktual të OSBE-së.
Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, takimi përcolli mbështetje të qartë nga Suedia për aspiratat evropiane të vendit tonë, sepse siç u konkludua, vendi ka zbatuar me sukses reformat që u vunë në dukje si një detyrim i agjendës evropiane.
“Ne jemi duke zbatuar plotësisht axhendën Evropiane brenda vendit dhe kemi ndryshuar shumë gjëra për më mirë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Ne jemi vendosur të vazhdojmë të jemi një shembull i një vendi të përqendruar gjithmonë në gjetjen e zgjidhjeve, sepse kjo është mënyra evropiane e sjelljes.
Një Bashkim Evropian funksional është i nevojshëm jo vetëm nga vendet anëtare të BE-së dhe Ballkani Perëndimor, por edhe nga bota, sepse këto janë vlera që çojnë përpara dhe për të cilat të gjithë duhet të përpiqen”, tha Zaev./Telegrafi/
The post Zaev-Linde: Mbështetje e qartë nga Suedia për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.