Moderatorja Elita Rudi ka bërë me dije se gjendja e saj shëndetësore ditët e fundit nuk ka qenë e mirë.
Ajo ka publikuar disa foto të saj, ku shihet e shtrirë në një krevat spitali, duke marrë serum, ndërsa ka falenderuar stafin e mjekëve që është kujdesur për të në këto momente jo shumë të lehta.
Advertisement
Po ashtu, moderatorja nuk ka nguruar t’iu japë një këshillë të gjithë ndjekësve të saj në rrjete sociale.
“Mos harroni të kujdeseni për veten, shëndeti mbi të gjitha!”
Advertisement