
Valentina Leskaj nuk e mendon të marrë postin e presidentes.
Ish-ministrja deklaroi në “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se nuk është etike të bëhen propozime për një pozicion që është i zënë për momentin.
Advertisement
“Është joetike të ketë propozime për një pozicion, i cili nuk është bosh. Personalisht nuk e kam menduar aspak. Unë jam larguar nga politika, kontributi im nuk ka lidhje me postet e karriget. Kontributi im mund të jetë edhe me një libër si ky. Aktualisht jam e angazhuar me një organizatë, një lëvizje kundër antisemitizmit.”