Histori e pabesueshme/ Foshnja që lindi 340 gram dhe me zero shanse për të jetuar, sot mbush 1 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Histori e pabesueshme/ Foshnja që lindi 340 gram dhe me zero shanse për të jetuar, sot mbush 1 vjeç

Ai sapo ka mbushur një vjeç, por tashmë është një rekord më vete. Richard Scott William Hutchinson është foshnja më e parakohshme që ka arritur të mbijetojë. Ai peshonte 340 gram kur erdhi në botë në Minneapolis, kryeqyteti i Minesotës. Ishte aq e vogël sa prindërit mund ta mbanin atë në pëllëmbën e një dore. Mjekët i kishin dhënë zero mundësi për te mbijetuar. Por në 5 qershor, Richard fiku qiriun e tij të parë dhe hyri zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness. 

 Foshnja lindi rreth  5 muaj më herët. Nëna e tij, Beth, ishte dërguar me urgjencë në spital për ndërlikime të shtatëzanisë. Ata e nxitën atë të lindte për të mois rrezikuar jetën, duke i dhënë foshnjës zero mundësi. Mirëpo një anëtar i ekipit të spitalit nuk hoqi dorë nga shpresa. Ai e dinte, që nëse Richard do ta kalonte javën e parë, atëherë ai do të kishte mundësi mbijetese.

Situata e pandemisë e bëri edhe më të vështirë “luftën” e prindërve për të parë foshnjën e tyre teksa tentonte të mbijetonte.


Për shkak të kufizimeve nga Covid-19, prindërit e tij nuk e kalonin dot natën me Richard në spital e po ashtu edhe të afërmit e tjerë nuk u lejuan që ta vizitonin në spital.

Advertisement


Vetëm në dhjetor , pas gjashtë muajsh shumë të gjatë në spital, Riçardi i vogël u kthye në shtëpi me nënën dhe babanë e tij. 


Më 5 qershor, ky fëmijë special ishte në gjendje të festonte ditëlindjen e tij të parë, i rrethuar nga prindërit e tij dhe tre qentë e tyre. / Burimi: Tgcom
 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy