Dalin detaje të reja nga atentati i regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Sarandë. Spiro Iljadhi u qëllua me 20 plumba nga persona ende të paidentifikuar.
Plagët nga breshëria e automatikut ai i mori në pjesën e barkut. Ai u nis me urgjencë drejt Tiranës, ndërsa i plagosuri tjetër, Mario Jani, një turist që ndodhej rastësisht në zonë, mori një plumb në fundshpinë.
Advertisement
Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 20 gëzhoja, ndërsa nga kamerat e sigurisë është parë një makinë e dyshimtë tip “Range Rover”, që dyshohet se u përket autorëve. Spiro Iljadhi është pronar i lokali në Sarandë.
Advertisement