Mijëra të burgosur në pritje të vendimit/ Ja qyteti me më shumë të dënuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mijëra të burgosur në pritje të vendimit/ Ja qyteti me më shumë të dënuar

Në 19 burgjet në Shqipëri ndodhen 2.400 të paraburgosur të cilët presin vendimet e gjykatave shqiptare, si dhe 2.213 te dënuar me formë të prerë. Në total janë 4.613 të burgosur, pjesa më e madhe e të cilëve për krime të rënda.

 

Në pritje të një vendimi, ndodhen 381 të paraburgosur për krimin e vjedhjes, 249 për vrasje, 45 për plagosje 21 për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë 686 për trafik droge, 35 për krijim të organizatave kriminale, 64 për mashtrim dhe  11 për shfytëzim prostitucioni.

 

Advertisement

Tetë të paraburgosur janë të mitur ndërsa 11 janë 17 vjeç. Në burgje ndodhen të dënuar, 10 persona mbi moshën 80 vjeç. Numri më i lartë i të dënuarve që janë në burgje kanë marrë dënim për vrasje. 753 vrasës ka në burgjet e sigurisë së lartë, 178 prej tyre janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

 

598 janë të dënuar për trafik droge, 16 për marrëdhënie seksuale me dhunë, 39 për pjesëmarrje në organizata kriminale, 314 për vjedhje, 60 për mashtrim.

 

Advertisement

Burgu që ka më shumë të dënuar është në Fier me 530 shtetas. Më shumë se 10 përqind e tyre janë të burgosur për herë të dytë ose të tretë. Analiza e të dënuarëve në Shqipëri ka qenë dhe tema e emisionit “Natën e mirë dhe Paç fat”, në “Vizion Plus”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy