613 kg kokainë në konteinerët e bananeve/ S’ka liri për Arbër Çekajn

Pinterest LinkedIn Tumblr +
613 kg kokainë në konteinerët e bananeve/ S’ka liri për Arbër Çekajn

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Arbër Çekajn dhe të arrestuarit e tjerë të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine përmes kontenierëve të bananeve.

 

Apeli i GJKKO ka dënuar me 14 vite burg Arbër Çekajn, ndërsa 10.8 vite burg ka dhënë për Donaldo Lushajn dhe 8.8 vite për Armando Pezakun.

 

Advertisement

Gjykata e ka dënuar fillimisht me 21 vite Arbër Çekajn, por ai ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 14 vite.

 

Armando Pezaku ishte shoferi i kamionit ku u transportua kokaina, ndërsa Donaldo Lushaj ishte administrator i i kompanisë Arbri-Garden, që trafikonte kokainë mes linjës së bananeve nga vendet latine.

 

Advertisement

Në shkurt të 2018-së, 613 kg kokainë u zbuluan në Portin e Durrësit. Lënda narkotike u la të shkonte në kompaninë Arbri-Garden në Maminas. Aty policia bëri të mundur sekuestrimin dhe arrestimin e tre të akuzuarve.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy