
Aleatët e Partisë Demokratike janë bërë bashkë për të goditur kodin e ri zgjedhor në gjykate. Mediu, Dule, Ndoka, Shehi e Duka kërkuan sot shpalljen antikushtetues të nenit që flet për shpërndarjen e fondeve për partitë që garojnë në koalicion.
Sipas këtij neni çdo parti merr aq para nga shteti sa vota ka marrë; ndërsa partitë e vogla që kanë garuar me koalicion iu llogaritet vetëm mesatarja e votave për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre.
Thënë ndryshe partia agrare ka fituar një deputet; kur te ndahet fondi I buxhetit te shtetit ajo merr mbështetje financiare për vetëm 10 mije vota, pavarësisht se kandidatet e saj ne listën jo fituese mund te kenë marre mijëra vota te tjera.
Sipas përfaqësuesit ligjor të këtyre partive, Dardan Mustafaj, ky parashikim cenon barazinë e votës
Por deri sa gjykata kushtetuese te shprehet, aleatet e PD janë munduar t’i përshtaten këtij kodi zgjedhor. Edhe pse Fatmir Mediu është i vetmi deputet republikan ; partia demokratike ka regjistruar dy prej deputeteve te saj në Lezhë e fier me siglën e PR; dhe sipas ligjit partia e drejtuar nga Mediu do të përfitojë mbështetje financiare PR 30 mijë vota.