Rezultatet e provimit të parë të Maturës në lëndën e gjuhës se huaj janë bërë publike.
Maturantët do të mund ta shohin notën e tyre në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Advertisement
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit Evis Kushi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo shprehet optimiste në lidhje me rezultatet pasi një pjesë e konsiderueshme e nxënësve sipas saj, kanë dalë me rezultate maksimale.
Advertisement
“Jam optimiste për rezultatet e maturantëve tanë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, ku një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale. Urimet më të mira të gjithëve!”