Në Gostivar, në qendër të qytetit, në shitoren “Tobacco B&B” është hapur zona e parë IQOS, vendi i vetëm në këtë qytet, ku mund të gjeni pajisjen inovative që e ngroh, por nuk e djeg duhanin.
Kjo pajisje elektronike bazohet në teknologjinë e re, e cila me ngrohje të duhanit, mundëson që gjatë përdorimit të pajisjes të lëshohen deri 95% më pak përbërje të dëmshme, të cilat krijohen gjatë pirjes së duhanit.
Gjatë ngrohjes së duhanit në temperaturë deri në 350 gradë celsius, shmanget procesi i djegies dhe krijimit të hirit dhe tymit. Mos djegia e duhanit e bën atë krejtësisht të ndryshëm nga cigarja. Zëvendësimi i cigareve me këtë pajisje inovative, që ka të njëjtën përvojë dhe kënaqësi të nevojës për nikotinë dhe asaj që nuk lë tym ose hi, është një mënyrë që duhanpirësit e rritur të bëjnë ndryshim cilësor në një alternativë më të mirë.
Me eliminimin e plotë të djegies së duhanit, alternativa pa tym IQOS është bërë zgjidhja e vetme për më shumë se 14 milion duhanpirës të rritur në të gjithë botën. Philip Morris ka investuar më shumë se 8 miliardë dollarë në zhvillimin e teknologjisë inovative të kësaj pajisjeje gjatë dhjetë vjet kërkime, dhe ka angazhuar më shumë se 400 shkencëtarë dhe ekspertë të lartë. Kjo pajisje është në dispozicion në 66 vende të botës.
Në Tobacco B&B, që gjendjet në bulevardin “JNA, nr.1” në qendër të Gostivarit, prej tani duhanpirësit e rritur mund të njihen me këtë pajisje dhe të mësojnë më shumë për të, për përdorimin e saj dhe teknologjinë e avancuar.
The post Pajisja inovative IQOS prej tani edhe në Gostivar appeared first on Telegrafi.