I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama pas vendimit të qeverisë holandeze për të dhënë dritën jeshile për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë.
Rama risolli në vëmendje deklaratat e tij se diçka e tillë do të ndodhte vetëm pasi Holanda të mbante zgjedhjet.
“LAJM TJETËR I MIRË
Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim
*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua
Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim”, u shpreh Edi Rama në “Facebook”.Advertisement