Aksioni i Policisë së Gjirokastrës kundër trafikimit të emigrantëve përfundoi me prangosjen e dy personave.
Në afërsi të fshatit Bulo u arrestua një 30-vjeçar, që kishte futur në makinën tip “Opel Corsa” 11 emigrantë të paligjshëm.
Advertisement
Kurse në afërsi të Kakavijës, efektivët gjetën të fshehur në makinën tip “Benz” të një 33-vjeçari, tre klandestinë.
Ata kërkonin nga emigrantët nga 200 euro, për t’i transportuar drejt Tiranës e për të kaluar më pas kufirin.
Advertisement