Edith Harxhi rendit shkeljet gjatë zgjedhjeve në PD: Vëzhguesit u kërcënuan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edith Harxhi rendit shkeljet gjatë zgjedhjeve në PD: Vëzhguesit u kërcënuan

Edith Harxhi bëri këtë të mërkurë një analizë të shkeljeve, që sipas saj, çuan në rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.

 

Harxhi u shpreh në një konferencë për mediat se mijëra demokratë u lanë pa votuar, ndërsa për anëtarët e komisionit denoncoi se kanë kërcënuar e përjashtuar vëzhguesit.

 

Advertisement

“Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve. Kjo i mohoi të drejtën e votës dhjetëra mijera demokratëve. Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së është shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve. Ka pasur nga ato që kanë shkuar me kartë anëtarësisë të lëshuara nga Azem Hajardi dhe nuk janë pranuar. Pra përveç listës së shkurtuar nga 106 në 75 mijë, ka pasur një mungesë shumë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhor janë bërë anëtarë të rinj. Në disa qendra votimi ka pasur raste kur kanë votuar pa kartë anëtarësie. Audituesit elektronik përfaqësuesit e kandidatëve nuk janë lejuar të shikojnë nëse ka modifikime në sistem. Në 90% të rasteve vëzhguesit janë kërkuar që të rrinë larg tavolinës së komisionit. Ka pasur raste kur vëzhguesit janë kërcënuar nga anëtarët e komisionit. Disa janë përjashtuar nga komisioni. Nuk është zbatuar rregullorja në lidhje me modalitet e procesit zgjedhor.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy