
Gjatë kontrolleve të befasishme të policisë në Lushnje e Fier, u arrestua një 27-vjeçar.
I riu ndodhej në lokal kur pa efektivët e policisë që u futën brenda.
Advertisement
Në këtë moment ai hodhi nga dritarja e lokalit çantën e dorës, brenda së cilës mbante një pistoletë.
Uniformat blu e prangosën 27-vjeçarin, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Advertisement