“Lajm i mirë, një tjetër burgaxhi i Ramës largohet nga qeverisja”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lajm i mirë, një tjetër burgaxhi i Ramës largohet nga qeverisja”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, që treguan se kryebashkiaku i Mallakastrës është i dënuar në Greqi.

 

Bardhi e cilësoi këtë në rrjetet sociale një lajm të mirë dhe deklaroi se e vërteta vonon, por nuk harron. Ai paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të vijë edhe dita e përballjes së tij me drejtësinë.

 

Advertisement

“Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!”

Kujtojmë se ishte PD-ja ajo që denoncoi rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, duke kërkuar shkarkimin e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy